DYLON

Nazim Gagica merr pjesë në themelimin e degës së AAK-së për regjionin Main-Kinzig-Kreis

Nazim Gagica merr pjesë në themelimin e degës së AAK-së për regjionin Main-Kinzig-Kreis
Avatar photo Redaksia

“Kënaqësi që sot bashkë me kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakajn dhe me anëtarin e kryesisë, Ilmi Mustafa, morëm pjesë në themelimin e degës së AAK-së për regjionin Main-Kinzig-Kreis”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, i cili po qëndron në vizitë në Gjermani.

Kryesia e re e zgjedhur e degës për regjionin Main-Kinzig-Kreis ka këtë përbërje:

EkoHigjiena

Basri Ismaili – Kryetar

Hysni Lokaj – Nënkryetar

Petrit Blakaj – Sekretar

Rifat Azizi – Anëtar i kryesisë

Bashkim Abazi – Anëtar i kryesisë

Astrit Qaveti – Anëtar i kryesisë

Shpend Shatri – Koordinator

Herolind Krasniqi – Koordinator

Afrim Abazi – Koordinator

“Aleanca po shtrihet e po rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme në Gjermani e secilin vend ku jetojnë e veprojnë shqiptarët, por në Gjermani është një dinamikë ndryshe falë angazhimit të bashkatdhetarëve tanë për vendosmërinë e tyre për të qenë krah Aleancës si adresa më e saktë dhe më seriozja politike. Urime të zgjedhurve dhe dalshim faqebardhë”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.