DYLON

Nazim Gagica: Livoçi i Ulët gjithmonë ka qenë i rreshtuar drejt

Nazim Gagica: Livoçi i Ulët gjithmonë ka qenë i rreshtuar drejt
Avatar photo Redaksia

Livoçi i Ulët gjithmonë ka qenë i rreshtuar drejt. Kështu do të veprojë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse këta njerëz e kuptojnë qartë rëndësinë e ndryshimit.

Është fshati që ka pësuar më së shumti në qeverisjen aktuale, me gjithë zvarritjen e punimeve në rrugën Gjilan-Kllokot, e cila, përveç vonesave e zgjatjeve të shumta, pasi është përfunduar, është ndërhyrë sërish në një pjesë të saj, duke hequr dhe pastaj shtruar asfaltin. Krejt këto vonesa e punë aspak cilësore kanë shkuar në dëm të banorëve në këtë aks rrugor dhe në dëm të bizneseve, të cilat thuajse kanë qenë të paralizuara për shumë kohë.

Aleanca ka dëshmuar që është pranë qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve. Programi për Kosovën Fituese i bën fitues të gjithë: mjekë, policë, ushtarë, zjarrfikës, bujq, fermerë, biznese e të gjitha kategoritë e shoqërisë. Prandaj, qytetarët po e mbështesin këtë vizion, dhe pas 9 shkurtit, Kosova do të ketë një qeveri serioze dhe një kryeministër të përgjegjshëm.

Bashkë me kandidatin për deputet, Ahmet Isufi  , u mirëpritem nga qytetarët e Livoqit, organizuar nga kolegët tanë e veprimtarët e devotshëm, Xhevat Bekteshi  dhe Veton Uka.

Faleminderit Livoç!

137✅ për Kosovën Fituese!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.