DYLON

Nazim Gagica: Gjilanit i duhet një Kuvend funksional, Kuvendit i duhet Xhevat Bekteshi

Nazim Gagica: Gjilanit i duhet një Kuvend funksional, Kuvendit i duhet Xhevat Bekteshi
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh i nominuar kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Xhevat Bekteshi.

“Xhevat Bekteshi është emër i njohur i veprimtarisë kombëtare dhe angazhimeve të hershme për liri e shtetndërtim. Që nga ditët e para, pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka qenë gjithmonë në shërbim të interesit publik”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se, me përvojë të pasur në institucionet më të larta të shtetit – nga shef kabineti në Zyrën e Kryeministrit, drejtor departamentesh, ideator e përpilues i projekteve, i moduleve profesionale në strategji vendore, përpilues nënligjesh e rregullativave profesionale e deri te angazhimet e sotme në institucionet e larta arsimore – Xhevati përfaqëson përgjegjësi, dije dhe përkushtim.

“Që nga themelimi i tij, Kuvendit Komunal të Gjilanit i ka munguar zëri i Xhevat Bekteshit. Tani është koha që ky zë i arsyes, dijes dhe angazhimit të palëkundur, të bëhet pjesë e legjislativit lokal. Livoçi përfaqësohet denjësisht përmes Xhevat Bekteshit. Ai është alternativa më e mirë për përfaqësim të ndershëm e vizionar. Na priftë e mbara”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.