DYLON

Nazim Gagica: Gjilani ka nevojë për një Kuvend funksional, Kuvendi ka nevojë për Ilmi Mustafën!

Nazim Gagica: Gjilani ka nevojë për një Kuvend funksional, Kuvendi ka nevojë për Ilmi Mustafën!
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Ilmi Mustafa.

“Ilmi Mustafa, bashkëqytetari ynë nga Gjilani, prej vitesh është një afarist i suksesshëm në Gjermani, ku drejton një biznes të qëndrueshëm me një numër të madh punëtorësh. Përvoja e tij menaxheriale, puna e ndershme dhe përkushtimi ndaj komunitetit janë vlera që e bëjnë të veçantë”, thotë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se Ilmiu sjell në Gjilan modelin evropian të punës, disiplinës dhe zhvillimit afatgjatë – një model që funksionon dhe që mund të transformojë qeverisjen lokale.

Kreu i AAK-së së Gjilanit, thotë tutje se Ilmi Mustafa e njeh nga afër realitetin e mërgatës, por kurrë nuk është shkëputur nga vendlindja. Ai tani do të kontribuoj drejtpërdrejt në të ardhmen e qytetit tonë.

“Ilmi Mustafa nuk është vetëm një kandidat por është një mundësi reale për një Kuvend më të përgjegjshëm, më pragmatik dhe më afër qytetarëve.Na priftë e mbara”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.