DYLON

Nazim Gagica: Fuli do të jetë përgjithmonë një gur i çmuar kujtese për qytetin tonë!

Nazim Gagica: Fuli do të jetë përgjithmonë një gur i çmuar kujtese për qytetin tonë!
Avatar photo Redaksia

“Sot, me shumë miq, kolegë e familjarë, i dhamë lamtumirën e fundit Florim Gagices – Fuli. U nda nga jeta një njeri i madh me shpirt arti, një mik i paharruar dhe një krijues që për dekada i dha ngjyrë kulturës sonë”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit.

Gagica që vije nga fusha e kulturës, e ka çmuar lartë kontributin e Florim Gagicës që kishte dhenë në ansamblet kulturore, në muzikë, në art e sidomos në Teatrin e Gjilanit, andaj, tha ai, do të mbetet përgjithmonë një gur i çmuar kujtese për qytetin tonë.

EkoHigjiena

“Fuli do të kujtohet për energjinë, buzëqeshjen dhe dashurinë e tij të pakufishme për skenën dhe njerëzit. Lamtumirë Fuli, kujtimi yt do të mbetet i gjallë në zemrat tona”, ka thënë Nazim Gagica. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.