“Me propozim të kryetarit, Ramush Haradinaj dhe aprovim të kryesisë në mbledhjen që mbajtëm sot, jam emëruar Koordinator i Shtabit Rajonal të AAK-së për Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Artanë”, ka thënë, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai ka bërë me dije se me kryetarët e këtyre degëve, do të angazhohen maksimalisht që ta fuqizojnë Aleancën dhe të identifikojnë me saktësi problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët në këtë pjesë.
“Aleanca gjithmonë ka qenë në krye të detyrës, gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Kësisoj jemi sot, do të jemi edhe më fuqishëm tani e tutje. Faleminderit pafundësisht kryetarit Haradinaj për besimin si dhe kryesisë e veçmas degëve përkatëse dhe kryetarëve të tyre. /2LONLINE/