DYLON

Nazim Gagica: Do ta zhvillojmë Grykën e Karadakut, Gjilanin dhe mbarë Kosovën

Nazim Gagica: Do ta zhvillojmë Grykën e Karadakut, Gjilanin dhe mbarë Kosovën
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

Përmbyllëm ditën në odën e mikut tonë, Shefket Bajrami, bashkë me kandidatët për deputet, Ahmet Isufi  dhe  Zaki Asllani, me kryefamiljarë nga kjo trevë në Grykën e Karadakut – një trevë që gjatë gjithë historisë sonë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Është obligim i yni t’u sigurojmë këtyre banorëve kushte të mira për të jetuar dhe për t’u marrë me bujqësi e blegtori, duke pasur mbështetjen e shtetit përmes subvencioneve meritore dhe të dinjitetshme.

Ata janë tejmase të zhgënjyer nga qeveria qendrore në largim dhe nga pushteti lokal për humbjen e katër viteve të shkuara kot. Ne do të riparojmë këto dëme dhe do të zhvillojmë Grykën e Karadakut, Gjilanin dhe mbarë Kosovën.

137✅ për Kosovën Fituese!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.