”Vizionit tonë në Aleancë iu bashkua ish-i burgosuri politik, veprimtari i pandalshëm e i dalluar i çështjes kombëtare, Refik Kadriu”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai bëri me dije se, Refiku është shembulli më i mirë i shqiptarit atdhedashës, i qytetarit të edukuar e një miku të pashoq. Refiku është vlerë e shtuar në Aleancë.
“Aleancës po i bashkohen shumë njerëz që ia duan të mirën Gjilanit dhe Kosovës, njerëz dhe familje të dëshmuara ndër vite për kontributin e madh në interes të përgjithshëm”, ka thënë Gagica i AAK-së.
Ai shtoi se Aleanca tanimë është shndërruar në adresë për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/