DYLON

Nazim Gagica (AAK): Telenovela për buxhetin përfundon nesër

Nazim Gagica (AAK): Telenovela për buxhetin përfundon nesër
Avatar photo Redaksia

KryetarI i AAK-së, së Gjilanit, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal, Nazim Gagica, ka thënë se telenovela për buxhetin po përfundon nesër.

“Në një demokraci, nuk ka standard apo kalkulim tjetër politik përveç shërbimit ndaj qytetarëve. Jam i lumtur që, për shtatë muaj, kemi qëndruar të palëkundur në qëndrimet tona për miratimin e buxhetit, dhe tani, edhe pozita edhe opozita po i bashkohen këtij procesi”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se është i bindur që nesër do të votohet buxheti i qytetarëve të Gjilanit, duke i dhënë fund kësaj çështjeje dhe duke hapur rrugën për realizimin e projekteve që i shërbejnë zhvillimit të komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.