DYLON

Nazim Gagica (AAK): Gjilanit i duhet një kuvend funksional – kuvendit i duhet Ibish Ibishi (video)

Nazim Gagica (AAK): Gjilanit i duhet një kuvend funksional – kuvendit i duhet Ibish Ibishi (video)
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i Degës së AAK-së në Gjilan, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, ka prezantuar Ibish ibishin, si njëri prej atyre që do ta pasurojë listën e AAK-së në garën për asamble komunale.

“Në tre mandate të mëparshme të suksesshme në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Ibish Ibishi ka dëshmuar përkushtim dhe përfaqësim të denjë, veçanërisht për banorët e Mireshit, duke qenë zë i fuqishëm për kërkesat dhe nevojat e tyre”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se me mbi 30 vjet përvojë në shërbim të shëndetit publik, Ibishi ka shërbyer me përkushtim e ndershmëri në institucionet shëndetësore, gjithmonë në anën e qytetarit.

I pari i AAK-së së Gjilanit tha se Ibishi si veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe i përndjekur nga ish-sistemi, përfaqëson një brez që nuk është dorëzuar kurrë përballë sfidave – dhe këtë përkushtim e bart me vete edhe sot në politikën lokale.

“Mandatin e fundit mungesa e tij në Kuvend është ndjerë thellë. Rikthimi i Ibishit nuk është thjesht nevojë, është domosdoshmëri për një Kuvend më të përgjegjshëm dhe më afër qytetarit. Rikthimi i tij është rikthim i zërit të qytetarëve të ndershëm. Na priftë e mbara”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.