DYLON

Nazim Gagica: 11 janari nuk është vetëm një datë kalendari, është kujtesë, është betim, është vazhdimësi

Nazim Gagica: 11 janari nuk është vetëm një datë kalendari, është kujtesë, është betim, është vazhdimësi
Avatar photo Redaksia

“11 janari nuk është vetëm një datë kalendari, është kujtesë, është betim, është vazhdimësi. Në këtë ditë ranë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, dy figura të rezistencës që me jetën e tyre ndezën flakën e Janarit, flakë që nuk u shua kurrë, por u bart brez pas brezi deri te liria”,  ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, e postimin e ka shoqëruar edhe me një foto, ku bashkë me liderin e Aleancës, Ramush Haradinaj, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

11 janari nuk është vetëm një datë kalendari, është kujtesë, është betim, është vazhdimësi.

Në këtë ditë ranë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, dy figura të rezistencës që me jetën e tyre ndezën flakën e Janarit, flakë që nuk u shua kurrë, por u bart brez pas brezi deri te liria.

Ata nuk ranë për të mbetur në histori si emra,

por për të mbetur si shembull, se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë,

me guxim dhe me bindje të palëkundur.

11 janari është fillimi i një vargu sakrificash

që kulmuan me çlirimin e Kosovës.

Lavdi Rexhep Malës!

Lavdi Nuhi Berishës!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.