Natyra Jerliu, natyrshëm e para në Olimpiadën komunale të Matematikës
/Në garat komunale, në lëndën e matematikës, të organizuara nga DKA e Gjilanit, të cilat u mbajtën më 27.02.2015, nxënësja e shkollës së M U “Abaz Ajeti” , Natyra Jerliu IX-6 zuri vendin e I-rë /
Mbajtja e garave në lëndën e matematikës në Gjilan ka një traditë mbi 20 vjeçar të cilat një kohë të gjatë janë organizuar nga profesori i nderuar Isak Haziri . Ka disa vite që garat organizohen nga Drejtoria Komunale e Arsimit.
Tradita e gjatë ka ndikuar që , shkolla “Abaz Ajeti” mos të mbetët pa rezultate të lakmueshme të nxënësve tanë në Olimpiadën e Matematikës si në Komunën tonë po ashtu edhe në at Republikane dhe mbarëkombëtare.
Në garat komunale, në lëndën e matematikës, të organizuara nga DKA e Gjilanit, të cilat u mbajtën më 27.02.2015, nxënësja r shkollës së M U “Abaz Ajeti” Natyra Jerliu IX-6 zuri vendin e I-rë ,
Natyra Jerliu nxënëse e klasës IX-6 tre vite me radhë jo vetëm se del fituese, dhe me sukses ndjek hapat e motrës së sajë Rrezes, por po vazhdon të thyej rekorde. Vitin e kaluar sikurse vitin paraprak jo vetëm se zuri vendin e pare për klasat e VIII, por edhe pat fituar dy vite me radhë ka fituar maksimumin e pikëve,e që ishte suksesi më i lartë i arritur në këto gara. Ky rezultat i përsëritur përherë të dytë me maksimum të pikëve , rezultat i cili nuk kishte arritur askush përveç Natyrës i mundësoi t; tregoj rezultate të mëdha duke zënë edhe në këtë vit në nj; garë shumë më të fortë vendin e I-rë për klasat e IX-ta.
Suksesi i treguar në garat komunale gjegjësisht në Olimpiadën e XXI –të, nuk është i rastësishëm. Natyra përveç që edhe vitin e kaluar ishte e para në këto gara, ajo tregoi sukses të dalluara edhe në garat tjera të organizuara vitet e kaluara, si ato ballkanike para dy viteve në Durrës, ku kishte arritur të jetë në vendin e IV-të dhe e para nga Kosova. Ndërsa në Olimpiadën kombëtare në Shkup gjithashtu para dy viteve ishte e I-ra nga garuesit nga Kosova. Në olimpiadën kombëtare në Tetovë vitin e kaluar ishte e para nga nxënësit kosovarë . “Fillimi i këtij rrugëtimi nuk është i rastësishëm por ka filluar që nga klasa e parë. Kontributi i mësuesit dhe i arsimtarëve të lëndës së matematikës qe shumë i dobishëm. Ëndrrat ime fillon të realizohet. Dëshirojë që e ardhmja të jetë me plot suksese të marr pjesë në gara të niveleve të ndryshme edhe në Olimpiada! Do të mundohemi të punojmë sa më shumë”. Kështu shprehen Natyra e buzëqeshur, ashtu edhe siç është “natyra” e sajë nga gëzimi për rezultatet e arritura në këto gara!
“Do të vazhdoj ta jap maksimumin dhe të përfaqësoj denjësisht shkollën time, Gjilanin pse jo edhe Kosovën sa më mirë në Olimpiadën Mbarëkombëtare në Vlorë, sepse sa i përket Olimpiadës Republikane shpresoj se do të jem fituese shton pos tjerash Natyra.
Suksesin e arritur Natyra thotë se “ia dedikoj jo vetëm arsimtarit të matematikës dhe prindërve por edhe të gjithë arsimtarëve të tjerë që jo rrallë herë i kam lodhur me problemet e mia matematike, por si kundërshpërblim jam e bindur se në këtë shkollë do ta sjellë tituj nga garat të cilat janë në vijim..
Gjilani më parë pos vendeve të para në nivel vendi dhe kombëtar, disa herë arriti të kishte përfaqësues nëpër Olimpiadat Matematike Botërore. Për këtë, Gjilani me plot meritë edhe po quhet nga të tjerët “Qytet i Matematikës”. Shpresojmë se Natyra një ditë si gjimnaziste të bëhet pjesë e ekipit të Kosovës në të ardhmen e afërt , në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare IMO.
Të theksojmë se Olimpiada matematike kryesore e botës është Olimpiada Matematike Ndërkombëtare IMO, që mbahet për çdo vit në vende të ndryshme të botës, që nga viti 1959. IMO për herë të parë u organizua më 1959 në Rumani, ku morën pjesë vetëm 7 shtete ish-socialiste, ndërsa sot marrin pjesë mbi 100 shtete nga 5 kontinentet. Olimpiada IMO në fushën e matematikës, është e barasvlershme me Lojërat Olimpike Botërore në sport.
Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës të Kosovës më datën 12 mars do ta organizoj Olimpiadën Matematike të Kosovës (OMK). Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Kosovës në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO), e cila mbahet në Hong Kong, prej 6 – 16 korrik 2016 dhe ku Kosova merr pjesë në cilësinë e anëtarit të plotë. Olimpiada Matematike e Kosovës mbahet për nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta. Në Olimpiadën Matematike të Kosovës marrin pjesë të gjitha vendet e para dhe të dyta të klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta, të gjitha komunave të vogla. Nga qendrat rajonale (Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj) marrin pjesë të gjitha vendet e para, të dyta dhe të treta (d.m.th. nga tre nxënës nga secila klasë). Nga Prishtina marrin pjesë vendet e para, të dyta, të treta dhe të katërta. Përfaqësuesit (garuesit) e secilës komunë përzgjidhen në Olimpiadat Matematike Komunale që mbahen në tërë Kosovën, jo më vonë se më 1 mars 2016. Përfaqësuesit (garuesit) e secilës shkollë përzgjidhen në Olimpiadat
Përgjegjës për planifikimin, organizimin, mbështetjen financiare dhe menaxhimin e olimpiadave matematike komunale do të jenë Drejtoritë Komunale të Arsimit. Duke filluar nga ky vit Olimpiada Matematike e Kosovës (Testi përfundimtar) do të mbahet në njërën nga qendrat komunale të Kosovës që shprehin gatishmërinë për sigurimin e lokaleve të përshtatshme dhe disa kushteve teknike. Këtë vit këtë gatishmëri e ka shprehur Drejtoria e kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan. Në Olimpiadën Matematike të Kosovës do të shpërblehen tri vendet e para (për secilën klasë) përkatësisht me nga 200, 150 dhe 100 EUR. Edhe arsimtarët, nxënësit e të cilëve zënë tri vendet e para, do të stimulohen përkatësisht më 200, 150 dhe 100 EURO, thuhet në komunikatën e nëshkruar nga Dr. Qamil Haxhibeqiri Kryetar i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës dhe Kryekordinator i Olimpiadës Matematike të Kosovës.
