NATO: Kosova ka pranuar, FSK në veri veç me lejen e KFOR-it
Kosova është angazhuar vetë që trupat e FSK-ës nuk do të zbarkohen në veri të Kosovës, pa lejen parapake të NATO-s, kjo është një përgjigje zyrtare të NATO- i ka dhënë Radio Kosovës.
E në anën tjetër kjo zyrë ka demantuar deklaratat e zyrtarëve serbe se ekziston një marrëveshje mes NATO-s dhe Serbisë, se trupat e FKS-ës, e në të ardhmen edhe Forcat e Armatosura, nuk kanë të drejtë të zbarkohen në komunat veriore.
Kufizimet e zbarkimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në komunat veriore duket se do të vazhdojë edhe pas krijimit në të ardhmen të Forcës së Armatosur të Kosovës.
Derisa vetë kryeministri vendit, Isa Mustafa pati deklaruar se Forca e Armatosur e Kosovës do të ketë qasje të limituar në veri, zyrtarë të NATO-s, nuk kanë dashur të komentojnë shumë rreth kësaj çështje.
Ata kanë vazhduar të komentojnë vetëm për kufizimet që i ka FSK-ë në drejtim të shkuarjes në veri të Kosovës.
Më tepër: http://www.rtklive.com/?id=2&r=28254
