• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Opinion
  3. NATO kontrollon korridoret e Ballkanit
Opinion

NATO kontrollon korridoret e Ballkanit

Redaksia 2LONLINE 20 Maj, 2021 3 minuta lexim
 NATO kontrollon korridoret e Ballkanit

Ballkani duket të jetë një pikë qendrore e strategjisë së sigurisë së SHBA-ve.

Shkruan: Sabedin SINANI

Ne samitin e korrikut të vitit 2018 NATO u përqendrua në rritjen e sigurisë nga deti Baltik në Ballkan, veçanërisht për t’iu kundërvënë Rusisë.

Lëvizja të tilla janë në përputhje me iniciativën e tre deteve për të krijuar një zonë të stabilitetit në mes Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Adriatik.

Gjatë luftës së ftohtë Evropa juglindore ishte e ekuilibruar strategjikisht përmes formulës 2+2+2 , dy shtete anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, dy shtete të paktit të Varshavës Bullgarisë dhe Rumanisë, dhe dy shteteve që nuk ishin në asnjë bllok ushtarak Shqipëria dhe Jugosllavia.

Sot, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut të gjitha janë anëtare të NATO-s dhe Kosova që aspiron shumë shpejt për t’iu bashkuar Aleancës Veri Atlantike.

Në Kosovë gjendet kampi Bondstell, baza kryesore e ushtrisë amerikane nën komandën e KFOR-it, një nga bazat më të mëdha ushtarake amerikane në Evropë, por Rusia po kthehet në rajon përmes aleatëve të saj Serbisë dhe Republikës serbe të Bosnjës, megjithatë me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, bëri që të mbyllet edhe krahu jugor i Aleancës, dhe dy korridoret e transportit pan- evropian nga Durrësi ne Varma dhe nga Salzburgu ne Selanik janë nën mbrojtje te NATO-s, dhe se Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë plotësisht të rrethuara nga vendet anëtare të NATO-s.

Stërvitja më e madhja në rajon “Defender 21”  është një tregues shumë i rëndësishëm në këtë aspekt, për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e rajonit në përgjithësi.

Ky mision historik demonstron aftësinë dhe gatishmërinë këtyre vendeve për të shërbyer si partner strategjik të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe detit te zi.

Ky është një demonstrim shumëkombesh dhe kontributit të aleatëve partnerë të NATO-s që janë të domosdoshme për ta bërë të suksesshëm një operacion të tillë siç është “Defender 21”. /2LONLINE.com/

/autori është përfaqësues i organizatës YATA-Kosova (Youth Atlantic Treaty Associatin of Kosova)/

Etiketat:aktuale Ballkan NATO Sabedin Sinani
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Njoftime/Shpallje

Komuna e Gjilanit shënon 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Abdullah Tahiri, Ibrahim

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohen se mashtruan viktimën duke ua shitur

19 Maj, 2022
Policia

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022
Nacionale

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

18 Maj, 2022

Në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike për 3 muaj janë realizuar 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com