DYLON

NATO: Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, çështje e brendshme

Avatar photo Redaksia

NATO nuk vendosë për strukturën, mandatin dhe misionin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). E ardhmja e FSK-së është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës, jozyrtarisht i ka thënë një burim brenda NATO-s gazetës serbe “Danas.”

Ky burim i ka thënë gazetës se “nëse mandati dhe misioni i këtyre forcave evoluon, Këshilli i NATO-s do të marrë në konsideratë nivelin e angazhimit mbi këtë çështje.”

EkoHigjiena

Ndërkaq, gazeta serbe citon Ministrinë për Punë të Jashtme të Kosovës, ku thotë se “Prishtina ka marë miratimin npër krijimin e forcave të armatosura nga NATO”, me ç’rast FSK-ja do të shndërrohet në ushtri të armatosur me asistim të ekipit të NATO-s për këshillim dhe ndërlidhje.

Tanjug shkruan se në sajtin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Kosovës është lëshuar një deklaratë e ministritë të jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi nga New York-u, sipas të cilit thuhet se Kosova ka marrë miratimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe se tani mbetet vetëm të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Kosova është e gatshme të krijojrë Forcat e Armatosura të Kosovës, ka marrë miratimin e NATO-s në këtë aspekt, dhe tani kërkon pëlqimin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Thaçi në New York pas takimit me zëvendës/sekretarin kryesor të byrosë për çështje politike dhe ushtarake në Departamentin e Shtetit, Todd Chapman. /Indeksonline/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=185995

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.