Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka filluar ta kremton Natën e Madhe të Kadrit duke i gëzuar jetimët e komunës së Gjilanit me nga 50 €. Kështu edhe do të vazhdojmë të ndihmojmë edhe familjet ne nevojë deri në fund të Ramazanit dhe të dalim në Bajram faqebardhë, ka thënë Agim Hyseni, koordinator i kësaj Shoqate.
Që nga fillimi i muajit Ramazan SHHB ” Bereqeti” ka ndihmuar shtresa të ndryshme nevojtarësh, por jetimet jane në fokus të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan që prej kohësh. E edhe sot kur jemi ne ditën më të bekuar të vitit “LEJLETUL KADRI” janë dhuruar 6250 €.
Donatori i kësaj ndihme është Muhamed Ismajli nga Gjilani i cili punon dhe vepron ne Zvicër dhe këto mjete të dhuruara janë nga kursimet e tija vetanake.
SHHB ” Bereqeti” falënderon përzemërsisht Muhamed Ismajlin për këtë ndihmë, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në këtë botë dhe në ahiret, thotë Hyseni. /2LONLINE.com/