DYLON

Nata e Zjarreve shënohet në Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Nata e Zjarreve shënohet në Varrezat e Dëshmorëve në Viti
Avatar photo Redaksia

Në Varrezat e Dëshmorëve në Viti është shënuar Nata e Zjarreve me një aktivitet përkujtimor në nderim të të rënëve për liri.

Në këtë aktivitet mori pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale, bashkëpunëtorë të tjerë institucionalë, si dhe kryetarin e OVL-UÇK-së dhe kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dala nga Lufta.

EkoHigjiena

Me këtë rast u ndezën zjarre simbolike pranë varrezave të dëshmorëve, duke kujtuar dhe nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ky aktivitet shënoi edhe përmbylljen e aktiviteteve në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së në komunën e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.