(2L ONLINE) – Edhe pse për një muaj e dikë edhe për gjashte muaj, nuk e zuri gjumi duke menduar e me tepër vepruar, në një mënyrë edhe ju shpërblye. Ai qe diti ta hedh figurën e shahut fitoi betejën.
Edhe njëherë u treguam se sa jemi popull që kemi dëshirë te punojmë në grup, apo edhe ta ndajmë “kafshatën” me te tjerët apo jemi të mësuar secili për vete paguan.
Edhe pse ketë Qershor te nxehtë e kisha në letërnjoftim ditëlindjen sikur nuk më ngjallke asgjë që ta festoja pasi mua nuk me erdh në mend ta festoj pasi sytë ishin ngulitur tek televizionet të cilat pandërprerë jepnin mesazhe sa të mira edhe të këqija, sa ngjarje asi kapi macja miun, e si duket edhe në fund macja piu ujë nga Partia e Fortë.
Ashtu edhe mbrëmja e nxehtë edhe pse kishte rënë nata ishte nxeh si shumë nga fishekzjarrët e disa duke e festua e disa tu u kënaq se kanë fituar në komuna, eu more burrë kjo s’janë zgjedhje lokale po nacionale për katër vjet qa je ka gëzohesh more sen s’ke bo, po nuk ke kujt ti thuash.
Edhe pse heshtja zgjedhore ra, shtyllat elektrike ishin të lodhura nga posterët te cilët ishin mbuluar e me tepër e mbanin ngrohtë shtyllën nga ndonjë i ftohtë i papritshëm. Dhe ashtu ndodhi siç edhe mund te pritej nga ndonjë faltore se prapë do ju ik fitorja nga duart opozitës, dhe filluan te ndjehen krenar me atë qe ndoshta s’duhej te ndodhte pasi gjithë shpresonin ne ndryshime bile edhe ata qe u morën me politike, e opinionistët si duket patën atë ndjenjë se rrota e mullirit prapë do sillet edhe pa ujë se kur ki pare sillet vet ajo.
Edhe gjithë mundohen te gjejnë një arsyetim për atë që ndodhi dhe e kanë problem të thirren në gabimet të cilat i bënë, dhe çka mund te presim një reformë brenda partive duke gjetur arsyen se humbja është shkaku i brendshëm.
Edhe një herë u dëshmua se partitë tona janë ato me vetjake të cilat sakrifikojnë gjitha për post dhe nuk kanë forcën e bashkimit për të bërë ndryshime. Mos konsistenca apo dëshira për të lidhur koalicione parazgjedhore duke e munduar të jenë të vetme në zgjedhje doli një gabim që shumë kujt i kushtoi por edhe e nxori nga liga. Inatet dhe urrejtjet të cilat konsistuan në partitë e mëdha nxirren në pah luftën për pushtet, dhe nxjerrja e kandidaturave te deputeteve të njëjtë me mbi pesëmbëdhjetë vite duke u mundura të sigurohet pensionimi pati efekt negativ e cila ju kushtoi me humbje.
Nëse e gjithë ajo punë apo ai vullnet ishte për t’u mburrur para popullit me rritje, nuk mendoj se do ishte një interes i këtyre partive të dalin në zgjedhje, pasi gjithë dhe gjithnjë nisemi në lufte për të fituar dhe jo për të mbërritur rezultate.
Gabimet të cilat u shfaqen me vite, si duket po japin rezultat në të cilën po këndohet e njëjta këngë me petkun e ri, duke ja ndërruar koret librit, dhe me pas humbësit krenohen me të arriturat gjerë sa fituesit tallen me ata që pretenduan fitoren. A thua çfarë loje po luhet, apo i bie kjo inshalla i dal maje pa më dal arusha n’udhë…
Dhe tash ne mund të presim ato që u folën të realizohen, nëse realizohen apo e fundja na drejtoftë zoti për një udhë se prej politikaneve s’mund të presim asgjë.
Urime Kosovë!
/Agim HAJRIZI/