DYLON

Naser Rugova: Fatos Klosi i përfshirë në vrasjen e Ahmet Krasniqit!

Avatar photo Redaksia

Anëtari i LDK-së dhe ish deputeti i LDD-së, Naser Rugova sonte ka akuzuar publikisht Fatos Klosin dhe shokët e tij, siç ka thënë ai, veteranë të UÇK-së, për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjës i Republikës së Kosovës.

Lexojeni postimin e plotë të Rugovës në Facebook:

EkoHigjiena

Mendoj se sot është një ditë e mirë për ta thënë këtë:

Nuk më ka habitur aspak publikimi i emrit të Fatos Klosit, shefit të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitet e luftës, si veteran i luftës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sepse kjo është një gjë që ekipi pranë Presidentit Rugova e ka ditur me kohë. Në një formë, kjo ishte edhe arsyeja e raporteve të ftohta në mes të Presidentit Rugova dhe qeverisë socialiste në atë kohë. Jo për shkak se Fatos Klosi e ndihmonte luftën, por për shkak të rolit të tij dhe të shokëve të tij veteranë në vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe shantazheve që i bëheshin oficerëve të Republikës.
E vërteta duhet të dalë në shesh dhe të mos presim që të vërtetën ta gjejnë të huajt.
Sa më parë, aq më mirë!

http://botasot.info/lajme/396616/naser-rugova-fatos-klosi-i-perfshire-ne-vrasjen-e-ahmet-krasniqit/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.