Naser Arifi delegat nga nëndega e LDK-së në Dobërçan ka njoftuar për dorëheqjen e tij të cilën e ka bërë publike përmes facebook-ut në profilin e LDK-së nëndega në Dobërçan ku edhe ka numëruar arsyet për një veprim të tillë.
Më poshtë po e japim të plotë shpresën e Arifit.
Nga Naser Arifi
Duke e pare se ne cfare humnere po e drejton Kosoven koalicioni PDK-LDK, duke mos mujt me duru trathtine qe ju ba nga lideret e LDK-es, elektoratit patriot te LDK-es, duke i bashku votat me PRONTO-mafine, duke mos patur mundesi me e luftu kete trathti brenda LDK-es. Duke e pa qe lideret e LDK-es dhe deputetet e LDK-es, atyre qe ne ia dhame votat me i zbulu varsesit e komandantit tim Ahmet Krasniqit, Tahir Zemes, Smajl Hajdarit, e pastaj te Xhemail Mustafes, Bardhyl Ajetit, e shume aktivisteve te LDK-es, u bene bashke me ata qe deri dje vete i akuzonin si vrases, Duke e pare ndihmen e parreshtur qe po ja jep lidershipi i LDK-es, oligarkeve te PRONTOS, e duke mos patur mundesi te kontriboj qe te mos rizgjidhet Isa Mustafes kryetar i LDK-es, njeriut qe ia ndaloi financat presidentit Rugova ne nje kohe shume te veshtire, une Naser Arifi si ish ushtare i Kosoves dhe si mbrojtes edhe fizik i lidershipit dhe zyrave te LDK-es, ateher kur ato ishin ne shenjester te krimineleve pas luftes, tani ne poziten e delegatit te nendeges se LDK-es ne fshatin dobërcan (posti me reprezentativ i nendeges per momentin, sepse ka vite qe nendega e fshatit Dobercan nuk ka kryesi) me keqardhje jap doreheqje nga kjo pozite.
Duke ruajtur respektin me te thelle per aktivistet e LDK-es, te cilet ruajten me fanatizem mesimet e presidentit Rugova per shtetndertim, aktiviste te cilet nuk i shiten parimet per donje vend pune ose pozite drejtori, aktiviste te cilet gjithmone qeshtjen kombetare e kishin si qellim kryesor, aktivist te cilet perjetuan tortura te ndryshme nga okupatori serb, e me pastaj dhe nga kriminelet e pasluftes shqipetar. Njekohesisht kerkoj nga te gjithe keta patriot ndjese, nese donjeher i kam lendu duke u mundu qe ti ndryshoj gjerat nga brenda.
p.s
E di qekjo doreheqje nuk eshte e rendesishme ne syrin e ketyre qe ia ka qerry syte pushteti, por kjo leter e doreheqjes ne mase shume ta madhe pasqyron zhgenjimin e votuesit patriot te LDK-es.