(2LONLINE) – Kjo dukuri me përmasa të mëdha po shtrihet edhe në trevat tona. Dikur në kohë e kaluar narkotikët kishin qenë temë që parë vetëm në filmat e holivudit ndërsa sot ballafaqohemi çdo ditë. Duke e ditur se sot jemi më të pajisur me teknologji të sofistikuar, polici të përgatitur, arsimim të lartë, narkomania po shtohet. Dikur nuk ekzistonin këto, por prania e narkomanëve ka qenë afër nivelit zero.
Si duket sa më shumë po modernizohemi aq më e pranishme po është droga e pranishme në mesin tonë. Kjo lidhje e modernizimit dhe drogës e ka si duket e kanë emëruesin e përbashkët. Modernizimi i jetës është i domosdoshëm sepse punët e rënda i kryhen më lehtë dhe më shpejt, mirëpo droga jetën e nuk e modernizon dhe nuk e bën më të lehtë.
Jeta është ëmbëlsirë e nëse nuk di ta shijosh atëherë e ke të ndaluar ta konsumosh. Njeriu nuk e krijoj organizmin që të abuzoj me të dhe nuk të lejohet që ti të jesh gjykatës i vetës tënde.
Eksperimentimi me droga nga të rinjtë ka rezultuar edhe me rrethanat shoqëroro-ekonomike. Këto rrethana stimulojnë edhe përdorimi e drogave. Frekuentimi i klubeve të natës, ndjena inferioritetit, video lojërat, bastet, mungesa e këshillave prindërore, dhuna familjare, ekskursionet etj. Këto janë edhe parakushtet që shtyn një të ri të marr drogë. Prandaj duhen hapa konkret të punohet në këta faktorë në mënyrë që të rinjtë të shmangen nga droga.
Mekanizmat shtetëror duhet të veprojnë para se të bëhet vonë. Narkomanët janë edhe barrë e shteti për shkak se ata janë të paaftë për punë, prandaj shteti duhet që pengoj shkaqet që të qojnë një të ri të konsumoj narkotik, e jo të intervenoj ku kjo dukuri ka marr hovin e vet. Andaj të rinjve shteti duhet t’iu siguroj parakushte që dukuria e tillë të mos shumohet.
Energjinë që e posedojnë të rinjtë duhet drejtuar aty ku japin rezultate siç është ; aktivitetet sportive, shkencore, arsimit, edukimit etj.
/Artan JAKUPI/