Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani është shprehur kundër themelimit të Gjykatës Speciale për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke i’u referuar krimeve të mëdha që kanë bërë serbët në Kosovë gjatë luftës së fundit, Hasani ka kërkuar që të themelohet një Gjykatë për krimet e serbëve në Kosovë.
“Pse nuk është ndërtuar një gjykatë në Kosovë kundër serbëve të cilët kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë. Kjo Gjykatë është kundër shqiptarëve kundër luftës dhe kundër UÇK-së. Këtë e dëshmojnë krimet serbe që janë bërë në Kosovë”, është shprehur Hasani.
Sipas ti, me themelimin e kësaj gjykate, Serbia është e favorizuar.
“Serbia është favorite, Daçiqi i buzëqeshur dhe ne të përvuajtur përsëri”, ka thënë Hasani.
Ai ka deklaruar se nuk do ta votoj themelimin e Gjykatës Speciale.
http://botasot.info/kosova/386488/haradinaj-kuci-ishte-pjese-e-dallavereve-per-gjykaten-speciale-kuci-edhe-haradinaj-ishte-pjese-e-ketij-procesi-foto/