• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Naim Fetaj dhe poezia e tij

Redaksia 2LONLINE 15 Gusht, 2023 5 min
 Naim Fetaj dhe poezia e tij

Nga: Faruk TASHOLLI

NAIM FETAJ DHE POEZIA E TIJ

Fundi i viteve tetëdhjete të shekullit XX, në poezinë shqipe që po krijohej në Kosovë, solli edhe një poet të ri, të veçantë, me një gjuhë karakteristike dhe me një ligjërim të lehtë poetik, spontan e të thellë njëkohësisht. Kjo u vërejt që në librin e parë „Yjet bëjnë rojë“ (1987) në botim të Shtëpisë Botuese „Rilindja“ të Prishtinës, të autorit premtues Naim Fetaj, i cili edhe më pas vazhdoi të paraqitet në periodikun letrar shqiptar,por me një intensitet të ngadalësuar, kur në jetën shqiptare të Kosovës ndodhi një pushtim i egër klasik nga Serbia që përfundoi me luftën e përgjakshme. Këto rrethana, aq sa i goditën shkrimtarët shqiptarë, po ashtu u dhanë edhe brumë për ta krijuar një letërsi të re, në ambientin e lirë, por me plagët e kujtesës së trishtë.

Viti 2013, pas një „heshtjeje“ 16 vjeçare, shënon rishfaqjen e Naim Fetajt me librin e dytë poetik „Terrinë përtej diellit“, në Shtëpinë Botuese „Artini“ të Prishtinës, me të cilin autori dëshmon se gjuhën poetike e ka ngritur në një nivel më të lartë, duke i dhënë gjerësi anës tematike dhe ligjërimit të sinqertë, sidomos me frymën elegjiake, që lënë krajatat e kohës në jetën e poetit. Ai është një poet që klimën jetësore të ambientit nga vjen, atë të Dukagjinit, e bartë aq lehtë në vargun poetik, duke krijuar atmosferën dhe vizualitetin në ligjërimin e tij. Jo vetëm në këtë libër, por edhe në librat „Më lanë edhe pa këngë“(2019) dhe „Zogjtë nuk ndërrojnë fytyrë“ (2020), botuar te Shtëpia Botuese „Beqir Musliu“ në Gjilan, poezia e këtij poeti, që ka si bazë të gjykuarit e urtë, vetvetiu shndërrohet në mesazhe sentenciale ku gërshetohet filozofia tradicionale e etnikumit me filozofinë moderne të jetës dinamike. Krahas kësaj, figurat jetësore të epokës dramatike shqiptare, si është heroi kombëtar Salih Çekaj dhe një varg luftëtarësh të tjerë, defilojnë aq bukur e dhembshëm, aq pastër e krenarë në vargun e Naim Fetaj, si e karakterizon gjithë poezinë e tij lehtësia e ligjërimi, me një vokabular spontan dhe mendësi domethënëse. Janë edhe dy persona nga jeta, si thotë poeti, vëllezërit e tij Bardh Hamzaj (vëllai shpirtëror)dhe Agim Fetaj (vëllai biologjik), vdekjet e hershme të të cilëve i përjeton rendë Naim Fetaj, kur për ta jo vetëm në një rast, shpërthen me vargjet sublime elegjiake.

Poeti Naim Fetaj një pjesë të jetës e çoi në mërgim, i larguar nga atdheu në një kohë të rëndë, me një ndarje të rënde, të zezë, si e quan ai vetë në vargjet lapidare:

Varreve të vjetra…kur u thashë lamtumirë,

brenda toke e qielli qe ndarja më e vështirë.

por kur i lash njerëzit më keq se sa varret

mes varresh u ula i vajtova të gjallët.

Ai në verën e vitit 2022 shkoi nga Gjermania në Kosovë për një pushim të shkurtër, duke bartur me vete vite të tëra një sëmundje të rëndë në trupin e tij. Dy-tri ditë para se të merrte udhën e kthimit, po në vendlindjen e tij, në Strellc, ndërroi jetë, por duke lënë pas vetes një krijimtari sa të denjë e përmbajtjesore, aq edhe te dashur dhe me varg muzikal. E tille është edhe poezia e këtij libri post mortum „Ende është terrinë“, që u mblodh nga miqtë dhe po e përmbyll trashëgiminë e bukur poetike dhe të pasur të poetit Naim Fetaj, që e shkroi në vitet e fundit të jetës së tij.

_______________

( Fjalë paraprake e librit poetik ENDE ËSHTË TERRINË, poezi të mbetura në dorëshkrim, botuar nga Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU, me rastin e njëvjetorit të kalimit në amshim të poetit Naim Fetaj që u përkujtua dje në Deçan nga Komuna dhe nga miqtë e poetit ).

Etiketa:Agmia Faruk Tasholli naim fetaj poezia rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

KPB-Anamorava: Aktivitet me moton “Të gjithë jemi të barabartë”

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com