DYLON

Naim ef Aliu priti në takim drejtorin e shtëpisë botuese prestigjioze “Daru Lu’lueh” nga Libani

Naim ef Aliu priti në takim drejtorin e shtëpisë botuese prestigjioze “Daru Lu’lueh” nga Libani
Avatar photo Redaksia

Në Selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Kryetari i Këshillit Naim ef Aliu. priti në takim drejtorin e shtëpisë botuese prestigjioze “Daru Lu’lueh” nga Libani, redaktorin e shumë veprave të njohura nga shkenca e Hadithit dhe njërin prej hulumtuesve të trashëgimisë islame, prof. Dani ibn Munir Ale Zehvi.

Kryetari Naim ef Aliu e falënderoi mysafirin për vizitën e tij njëherësh poashtu e njoftoi mysafirin për punën e KBI-së dhe për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe sfidat me të cilat ka kaluar KBI-deri më sot.

EkoHigjiena

Ndërsa mysafiri nga Libani falënderoi kryetarin Aliu për mikpritjen dhe e përgëzoi për gjithë punën e Këshillit dhe të arriturat e saj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.