DYLON

Na t’atëhershmit (Poezia që fitoi çmimin e dytë)

Na t’atëhershmit (Poezia që fitoi çmimin e dytë)
Avatar photo Redaksia

Manifestimi kombëtar i kulturës, “Flaka e Janarit”- 2023

Poezia që fitoi çmimin e dytë në Konkursin Letrar

EkoHigjiena

Kaltrinë E. UKA

NA T’ATËHERSHMIT

Nuk kam me t’thanë ma kthehu
për me t’i pa sytë e rrusht’
sado që koha ka me pjek mallin
n’vreshtat e harrueme t’shpirtit,

sado që stinët kanë me dimnue n’vjet e mija
shkundshëm me borën kam me ra
n’mallin tanë që ngrinë
e kam me u shkri prej nji rreze t’trishtueshme t’dillit
po kthehu nuk kam me t’thanë ma.

Nuk jena ma na t’atëhershmit
që nën grilat e shiut i kena knu dashnisë
dhe trokitjen e tij e kena kthye në muzikë.

Na që nëpër duhi i rendnim andrrat pa frigë,
mbollëm heshtje e melankoli,
e me nguti çdogja që na bante nja e përzum.

Nuk kam me i thur e shthur ditët si nji Penelopë,
as kam me t’thanë ma kthehu,
veç kam me t’përqafue me ernat
kur mall i zhurmshëm ka me oshtue n’mue

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.