DYLON

Na ishte njëherë një LDK…!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Faik KRASNIQI

/2L ONLINE/ – Zgjedhjet të dielën në LDK, ishin si ato të Koresë së Veriut, ”alla Kim Jong”. Përjashtimi i delegatëve të diasporës, ruajtje e derës me dy truprojë, largimi nga Kuvendi delegatëve të diasporës, largimi i mediave nga salla ku po mbahej Kuvendi, votim me aklamacion dhe duartrokitje dhe kritika të tjera të shumta, ishin tipike të stilit komunist dhe diktatorial, ku lideri i partisë zgjidhet me duartrokitje dhe brohoritje!

EkoHigjiena

Në këtë mënyrë janë zgjedhur edhe diktatorët më të tmerrshëm që ka njohur historia, e të dielën delegatët e LDK-së e bënë të njëjtën gjë! Lidershipi i LDK-së ishte përgatitur qysh në fillim, që ta digjnin në stilin diktatorial, kandidaturën e Vjosa Osmanit, sepse e dinin që nëse Isa Mustafa futet në votim të fshehtë me zonjën Osmani, delegatët e LDK-së do t’i jepnin goditje Mustafës, prandaj shkuan në votim me aklamacion!

Garda e ”vjetër” e LDK-së, duke e ditur rrezikun që ju kanosej nga kandidatura e zonjës Osmani, vepruan në këtë mënyrë dhe shkelën këmbë e kokë statutin e LDK-së, sepse statuti i saj parasheh që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, që delegatët të votojnë të lirë dhe pa asnjë presion, për ta zgjedhur kryetarin e partisë!

Ky nuk ishte Kuvend, por ishte plenium i mashtrimit, joshjes, presionit dhe shantazhit, e përjashtimit të zërave kritikë brenda LDK-së, duke mos i futur as në Këshillin e Përgjithshëm, tamam e stilit tipik komunist dhe diktatorial!

LDK-ja të dielën nuk zgjodhi as lider të partisë, e as njerëz që do ta udhëheqin këtë parti, por zgjodhi servilë dhe të dëgjueshëm të liderit dhe sejmenëve të tyre, mjerana që e kanë ngulfatur këtë parti, duke e rrënuar imazhin e kësaj partie, që në kohën e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ishte superlidere në skenën politike të Kosovës!

Delegatët e LDK-së me rizgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe gardës së ”vjetër”, që janë fajtorët kryesorë për humbjen e disa palëve zgjedhjeve dhe humbjes së vazhdueshme të elektoratit të saj, LDK-ja pas humbjes së gjysmës së elektoratit të saj, kur lidhi koalicion me PDK-në, me rizgjedhjen e këtij lidershipi, i dha goditjen përfundimtare kësaj partie dhe kurdo që të mbahen zgjedhjet, e që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ose në fillim të 2016, do të pësojë debakël dhe do ta ketë fatin e AKR-së!

Me këtë lidership diktatorial që ka LDK-ja, vështirë se do të arrij zonja Donika Gërvalla që ta kontestojë zgjedhjen e këtij lidershipi, për shkak të shkeljes së statutit, por deputetët e LDK-së, që ja duan të mirën kësaj partie, duhet të bëhen bashkë dhe t’i japin një goditje të fortë këtyre shkatërruesve, duke e çuar vendin në zgjedhje në jashtëzakonshme.

Dhe atëherë mund të bëhet Kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj partie, duke e larguar komplet gardën e ”vjetër” dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare të partisë dhe një kryesi e këshill të përgjithshëm, me njerëz të rinjë, profesionist dhe me integritet të lartë, të ndershëm, rugovist me zemër, me të cilët do të kthehej elektorati rugovian dhe lavdia e dikurshme e kësaj partie, duke qenë super-lidere në skenën politike të Kosovës!

Përndryshe, kjo parti me këtë lider dhe me ata servilë e mjerana që e rrethojnë, do ta ketë vështirë edhe pragun ta kalojë! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.