DYLON

Na falni, na falni…!

Na falni, na falni…!
Avatar photo Redaksia

Zonja e madhe Albright, zotërinjtë Klinton dhe Bler, tani kur kanë kaluar vite po e kuptojmë realisht pozicionin tuaj të vështirë në procesin për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga zhdukja. Tani po e kuptojmë se vështirësitë nuk i keni pasur me rivalët tuaj Rusinë dhe Kinën që kundërshtonin bombardimin e Serbisë; nuk i keni pasur vështirësi as me opozitën në vendet tuaja; as me sigurimin e mjeteve financiare dhe teknike për ta realizuar bombardimin e Serbisë.

Shkruan: Fadil Kajtazi

Fatkeqësisht, nga kjo distancë kohore, tani po e kuptojmë se vështirësitë më të mëdha i keni pasur me një pjesë të delegacionit shqiptar që përfaqësonte Kosovën në bisedimet e Rambujesë, ku ju mezi ja arritët t’i bindni që këta të nënshkruajnë që Serbia të bombardohet.

EkoHigjiena

Ne atëherë nuk e dinim se këta përfaqësues të udhëhequr nga një akademik me mjekër janë primitiv, dhe se u krijuan nga klasa politike primitive e shtetit shqiptar.

Ne tani po e kuptojmë se ata së bashku me ata që i krijuan janë primitiv, sikur që kanë qenë në Rambuje.

Kjo klasë primitive së bashku me klasën primitive të hashashit, kanë filluar procesin e izolimit të Kosovës dhe Shqipërisë nga bota moderne, në mënyrë që armiqve të shqiptarëve të ju lehtësojnë që të na bëjnë copa-copa. Prandaj duke ju kërkuar falje, njëkohësisht duke e ditur që më mirë se ju askush nuk e din që këta janë primitiv, kërkojmë që edhe njëherë të ndërhyni që t’i shpëtoni shqiptarët!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.