DYLON

Na duhet një shkollë edukimi për qeveritarët!

Avatar photo Redaksia

Duke dëgjuar mënyrën sesi po komunikojnë qeveritarët tanë me njerëzit që mendojnë ndryshe, shtron domosdoshmërinë që të mendojmë seriozisht për edukimin mental te përdoruesve të fjalorit denjigrues!  Por shtrohet pyetja: Kush duhet ta hapë atë shkollë? Cilët do të jenë edukatoret? Pasi ky është fjalor edhe i akademikëve?! Ku ti gjëjmë edukatoret? Si duket do të kemi problem serioz në sigurimin e tyre!

kështu është shprehur ​ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një reagim të tij ndaj fjalëve të kryeministrit Isa Mustafa, i cili e ka quajtur Albin Kurtin “gomar”.

EkoHigjiena

“Nuk kam asnjë dyshim, urgjentisht na duhet të bëjmë diçka, për ta ndryshuar gjuhën e komunikimit për një baskëbisedim me kulturë. Kurse atyre që u duket se kanë një farë arsimi, ju duhet shumë kohezioni e konsistenca për çdo formë te opinioneve që shfaqin në publik! Respektojeni opinionin publik e mos ua fyeni intelegjencën njerëzve! Ju lutem, sidomos qeveritarëve, përdoreni gjuhën njerëzisht! Mos u bëni skiftera vetëm me opozitën?! E “pula të lagura me ata që duhet të jeni Skiftera!, përfundon reagimi i krasniqit.