DYLON

MZHE: Japonezët rikonfirmojnë mbështetjen në trajtimin e ujërave të zeza

MZHE: Japonezët rikonfirmojnë mbështetjen në trajtimin e ujërave të zeza
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, ka pritur sot një delegacion japonez nga Ministria e Tokës Infrastrukturës Transportit dhe Turizmit në Japoni kryesuar nga Hiroyuki Tokutake.

Me këtë rast Tokutake ka ripërsëritur mbështetjen që Japonia u jep shteteve të Ballkanit në sektorin e trajtimit të ujërave të zeza, ku ka premtuar implementim të projekteve të reja në Kosovë.

Poashtu, delegacioni ka diskutuar për gjendjen e ujit në Kosovë ku edhe janë njoftuar me problemet dhe sfidat në sistemin e kanalizimit dhe ujesjellsit në vend, përfshirë projektet e realizuara më herët.

EkoHigjiena

Me këtë rast zëvendësministri Zariqi, ka falënderuar përfaqësuesit japonezë për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në trajtimin e ujërave të zeza.

Ndryshe, në takim u diskutua edhe trajtimi i ujerave të zeza në qytetin e Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.