DYLON

Myftiu Tërnava viziton Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Myftiu I Republikës së Kosovës mr. Naim ef Tërnava i shoqëruar nga Sabri Bajgora, Resul Rexhepi, Kasim Gerguri, Vedat Sahiti dhe Islam Hasanaj vizitoi KBI-në në Gjilan ku u prit nga kryetari i këtij Këshilli Naim Aliu me bashkëpunëtorë.
Kryetari Naim Aliu fillimisht shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave të myslimanve të Kosovës. Njëherësh e njoftoi Muftiun për gjendjen e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Muftiu Tërnava duke uruar dhe dëshiruar sukses kryetarit te sapo emruar në KBI të Gjilanit premtoi përkrahje të vazhdueshme duke shprehur bindjen se do të kenë sukses, normalisht nëse punohet pa përtesë,

EkoHigjiena

“Angazhohuni dhe jepni kontributin tuaj maksimal në dobi të vendit, të shoqërisë dhe rrethit ku jetoni. Aty ku punohet, aty janë evidente edhe rezultatet. Vetëm bashkërisht mund të ecim përpara. Jini si një trup që duhet të punoni të bashkuar, në mënyrë vetëmohuese, për ta arritur qëllimin e përbashkët. Puna dhe aktiviteti në grup ju jep mundësi të bëni gjëra që nuk mund t’i bëni vet. Unë ju premtoj se do ta keni përkrahjen time çdoherë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta’, ka thënë Muftiu Tërnava. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.