DYLON

Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizitojnë “Fshatin e Lumtur”

Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizitojnë “Fshatin e Lumtur”
Avatar photo Redaksia

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti dhe nga përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, vizitoi kompleksin “Fshati i Lumtur”, i cili së fundmi i është dhënë në shfrytëzim Bashkësisë Islame të Kosovës nga Komuna e Gjilanit, për një periudhë prej 25 vjetësh”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Gjatë vizitës, Myftiu Tërnava u njoh nga afër me hapësirat dhe potencialin që ofron ky kompleks, duke vlerësuar rëndësinë e tij për zhvillimin e aktiviteteve edukative, fetare, kulturore dhe sociale të Bashkësisë Islame.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen e tij ndaj institucioneve komunale të Gjilanit për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar se ky kompleks do të vihet në funksion të projekteve që do t’i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.