DYLON

Myftiu Tërnava dhe minsitri Vitia flasin për parandalimin e pandemisë globale COVID-19

Myftiu Tërnava dhe minsitri Vitia flasin për parandalimin e pandemisë globale COVID-19
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë në Republikën Kosovës, Arben Vitia, ku temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19.

Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

EkoHigjiena

Ai më tej tha se edhe ne si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-covid , kem njoftuar imamët e nëpunësit fetar për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin anti covid.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë pandemie, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka apeluar qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe mos të hezitojnë nga vaksinimi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.