DYLON

Mustafi te Valencia ?!

Avatar photo Redaksia

Futbollisti shqiptar nga Gostivari, Shkodran Mustafi, i cili muajin e kaluar u shpall kampion bote me Gjermaninë, duket se karrierën do ta vazhdojë tek Valencia. Në fakt, sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, Valencia shumë shpejtë do ta zyrtarizojë transferimin e Shkodran Mustafit, transmeton RTK.

Valencia ka ofruar tetë milionë euro për kampionin botëror, ofertë e cila duket se ka bindur krerët e Sampdorias. Krerët e klubit spanjollë janë takuar me babain e Shkodranit dhe gjithashtu e kanë bindur atë për një transferim në Spanjë. Sipas “Marca”-s Mustafi ka pranuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Valencian, nga e cila do të përfitojë 1 milionë euro në edicion.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.