DYLON

Mustafi, shqiptari që mund ta zëvendësojë Ramosin te Real Madridi

Avatar photo Redaksia

Skuadra e Real Madridit duket se do ta humbasë qendërmbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos, gjatë këtij afati kalimtar. Sipas Daily Star, Manchester United është afër që ta transferojë super mbrojtësin e Real Madridit, në mënyrë që ta përforcojnë mbrojtjen për edicionin e ardhshëm.

Me largimin e Ramosit, Real Madridi do të duhej ta zëvendësonte atë menjëherë me një mbrojtës që ka tipare të ngjashme si ai.

EkoHigjiena

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Realit tashmë kanë filluar të interesohen për mbrojtësin shqiptar që ka një Kupë Bote në sirtarin e tij, Shkodran Mustafin, i cili shkëlqeu në edicionin e fundit me Valencian.

Mustafi është një lojtar shumë fleksibil në mbrojtje, pasi mund të luajë edhe në krahun e djathtë, e gjithashtu edhe në qendër, gjë që e bën atë të ngjashëm me Ramosin e Realit.

http://botasot.info/sporti/422335/mustafi-shqiptari-qe-mund-ta-zevendesoje-ramosin-te-real-madridi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.