Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar që luan për Valencinë nga Spanja dhe anëtar i kampionit në fuqi të botës, Gjermanisë, ka vlerë të lartë. Ai është në mesin e 100 futbollistëve më të shtrenjtë në botë. Portali i specializuar për vlerësimin e futbollistëve dhe klubeve evropiane, “Cies football-observatory”, ka publikuar listën e 100 futbollistëve me çmimin më të lartë për të ndërruar klube në miniafatin kalimtar të janarit. Në këtë listë është Mustafi si vetmi shqiptar dhe renditet i 69-ti me vlerë prej 34.2 milionë euro.