DYLON

Mustafa vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, me bashkëpunëtorë Shefik Surdulli, Ilir Tahiri, Arzie Nuhiu dhe me disa përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ditën e tyre, me ç’rast është pritur nga komandanti i FSK-së Haki Xhemajli, i cili ka thënë se “Secili qytetarë e trajton FSK-në të tyre me besimin më të lartë që kanë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”. Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa për gatishmërinë e përhershme për bashkëpunim me Institucinet e Komunës së Gjilanit, Komandandi i FSK-së Haki Xhemajli ka shtuar se “ Rajoni i Gjilanit ka kapacitetet më të larta nga të gjitha njesitë tjera të FSK-së me potencialin dhe gatishmërinë më të madhe për të marrë përgjegjegjësi në proceset tjera transformuese drejt një ushtrie. Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mirë. Në të kaluarën kemi pasur mbikqyrje nga NATO-ja, ndërsa tash FSK është në partneritet me NATO-në.

Nga ana e tij kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, duke uruar për ditën e Forcës së sigurisë së Kosovës ka theksuar se “ Ky shënim është simbolikë me faktin se dita e FSK-së është pranë ditës së 28 Nëntorit – Festës sonë Kombëtare.

EkoHigjiena

“Ne ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës, ndërsa me atë që krenohemi më së shumti është Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka ardhur nga një rrugëtim i vështirë e i rëndë, nga një formacion i luftës për Çlirim, i transformuar në TMK, më pas në FSK dhe është në proces të formimit të Ushtrisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës  është në kodeksin e NATO-së dhe kemi rastin ta ndërtojmë një ushtri me kod, për arsye se ecja e FSK-së është në rrugë të mbarë dhe Institucioni i Kryetarit të Kosnës dhe institucionet tjera në Komunë përherë janë të gatshme për bashkëpunim me FSK-së”, ka thënë  Mustafa. / 2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.