DYLON

Mustafa: Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri moderne

Avatar photo Redaksia

kryeministri i Republikës së kosovës Isa Mustafa ka thënë se ditët e Epopesë së UÇK-së nuk reshtën deri më 12 qershor 1999 kur Kosova u çlirua përfundimisht dhe së bashku me përkrahjen e botës demokratike nisi një fazë të re, atë të shtetndërtimit të paqes dhe zhvillimit .

Mustafa shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s që në ditët më të vështira na dolën krah dhe së bashku me ta vulosëm lirinë tonë, ka thënë më tej kryeministri.

EkoHigjiena

“17-vjetori i rënies së Adem Jasharit dhe bashkëfamiljarëve të tij e gjen Kosovën me shumë arritje; Kosova e njohur nga 108 shtete, anekënd globit, ka vënë marrëdhënie të ngushta me shumë vende të botës, duke e forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe duke shënuar rezultate të prekshme në çdo fushë të jetës”.

Transformimi i UÇK-së në TMK dhe i kësaj të fundit në FSK është vetëm një nga rrëfimet e shumta të suksesit të Kosovës së lirë, sovrane e demokratike.
“Kuptohet, procesi i avancimit të FSK-së do të vazhdojë më tej me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë forca moderne ushtarake, të pajisura me të gjitha cilësitë e nevojshme të një ushtrie të aftë për të siguruar stabilitet e paqe dhe për të marrë pjesë në misione humanitare e paqësore me synim që të ketë vendin e vet në NATO” ,tha Mustafa.

Edhe komandanti i FSK-së Kadri Kastrati tha se FSK është në rrugë të mirë për t’u shndërruar në FAK. Sipas tij në përvjetorin e ardhshëm të Epopesë së UÇK-së FSK do të jetë ushtri.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=23054

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.