DYLON

Mustafa uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryeministri Mustafa shpreh besimin se mesazhi i muajit të Ramazanit, që përfaqëson devotshmërinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin për paqe e tolerancë, do të sjellë më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve.

Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë, kryeministri Isa Mustafa thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe për prosperitet të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.