DYLON

Mustafa thotë se protesta e djeshme kryekëput kishte qëllime politike

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas protestës së djeshme ka mbledhur sot kabinetin e tij qeveritar në orën 10:00. Ai gjatë mbledhjes së 11-të të qeverisë ka shprehur edhe një herë keqardhjen për të lënduar dhe ka ofruar përkrahje për policinë për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

Mustafa theksoi se protesta e djeshme kryekëput kishte qëllime politike.

EkoHigjiena

“ Protesta kishte kryekëput qëllime politike. Policia e Kosovës e ka mbështetjen e plotë qeveritare për të mbrojtur pronën publike nga partitë politike. Shkaktari kryesor i eskalimit të protestës së djeshme ishte ultimatumi i dhënë për heqjen e kordonit policor”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa më pas ka theksuar se në protestën e djeshme u pa që organizatorët kishin vetëm qëllime politike.

“Qytetarët u thirren për të protestuar për Trepçën dhe shkarkimin e një ministri i cili kërkoi falje dhe të cilin nuk e pranuam. Trepça nuk mbrohet me dhunë ndaj policisë, ajo është mbrojtur me ligj që pamundëson privatizimin e saj . Qëllimi i kësaj proteste nuk ka qenë shkarkimi i Jabllanoviqit e as “Trepça” por ka qenë marrja e pushtetit”, është deklaruar Mustafa, duke shtuar se ministri për Kthim dhe Komunitete ka kërkuar falje ndonëse ne nuk jemi pajtuar me deklarata e tija. Mustafa nuk e ka përmendur se a do të ketë shkarkim apo jo të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.