DYLON

Mustafa takon Biden, ftohet në Shtëpinë e Bardhë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një takim me zëvendëspresidentin e SHBA-ve,Joseph Biden.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

EkoHigjiena

Zëvendëspresidenti Biden e ka uruar kryeministrin Mustafa për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Gjatë bisedës, zëvendëspresidenti Joseph Biden po ashtu e ftoi kryeministrin Mustafa që ta vizitoi atë në Shtëpinë e Bardhë, në një të ardhme të afërt.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi zëvendëspresidentin Joseph Biden, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.