DYLON

Mustafa: SHBA i di kufijtë e Ballkanit më mirë se do ekspertë tanë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, se hartat e Departamentit të Shtetit Amerikan janë më të sakta sesa ato të ekspertëve vendorë. Për këta të fundit, ai ka thënë se nuk i kanë vënë as vijat e tokave të tyre, e jo më ato të një kufiri shtetëror.

“Logjika e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së sot ishte se më të sakta janë hartat që i ka Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kufijtë e vendeve të Ballkanit, pra ata që intervenuan ushtarakisht në Kosovë , sesa hartat e do ekspertëve tanë, (që as megjat e tokave të veta nuk i kanë vënë e lere më të kenë përcaktuar një kufi shtetëror- vërejtja ime) e që po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi”, ka shkruar Mustafa.

EkoHigjiena

Ai më tej ka thënë se DSH i SHBA-ve kishte konstatuar se kufijtë e vënë nga Komisioni Shtetëror i Kosovës, janë në vijat ku SHBA ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

“LDK ka besim të plotë në konstatimet e SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së”, përfundon Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.