Mustafa ka shkruar në rrjetin social Facebook se Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do të ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend.
Ish-komandat i Zonës Operative të Llapit në luftën e fundit, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se ka zëra të shumtë që thonë se Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-së, por asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim ngase UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet e pastër.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do të ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend, duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellur vendime të drejta dhe të besueshme për tema të hapura apo të dyshimta mbi kohen e luftës, apo pas luftës.
Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Gjykata Speciale, hapë rrugën për zhvillim të vendit, nuk është kundër UÇK-së.
Ka zëra të shumtë që thonë: “Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-s” Asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim nga se UÇK ka qenë është dhe do të mbetet e pastër…
Gjykata nuk kushtëzohet me asnjë paqartësi, UÇK ka hapur rrugën për liri dhe perspektivë, ka fituar përkrahjen NATO-së dhe gjithë vendeve të qytetëruara botërore në rrugën e LIRISË…
Tani mbetet të zhvillojmë, lirinë dhe edukimin në hapësirat ku jetojmë b ashkë me aleatët tanë…
Gjykata Speciale do të funksionalizimet me synimin se do të ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellur vendime të drejta dhe të besueshme për tema të hapura apo te dyshimta mbi kohen e luftës, apo pas luftës…
Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do të mbyllen shpejt dhe mbarë..
Më shumë gjykata do të ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit…
Unë besoj në rrugën që kemi para neshë, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë!
http://www.rtklive.com/?id=2&r=38251