DYLON

Mustafa: Serbia ta ndjek shembullin e Malit të Zi, të lejojë përdorimin e simboleve kombëtare të pakicave

Mustafa: Serbia ta ndjek shembullin e Malit të Zi, të lejojë përdorimin e simboleve kombëtare të pakicave
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se Serbia duhet ta ndjek shembullin e Malit të Zi, të lejojë përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare të pakicave.

“Ftoj qeverinë serbe që të ndjekë shembullin e fundit, shembullin e Malit të Zi. Sepse nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.

Ndalimi i tyre flet për karakterin demokratik të vetë shtetit, një shteti ku nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në shpërputhje edhe me konventat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, të nënshkruara nga vetë ai”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë:

SERBIA TË NDJEK SHEMBULLIN E MALIT TË ZI, TË LEJOJË PËRDORIMIN E LIRSHËM TË SIMBOLEVE KOMBËTARE TË PAKICAVE

Në një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, përcjella urimet më të përzemërta për shqiptarët e atjeshëm në përmbylljen e procedurave ligjore për të përdorë lirshëm flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.

Pasi që kishin miratuar projektligji në Malin e Zi për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, që u garanton pakicave kombëtare të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimin e festave kombëtare, pa praktika diskriminuese, ky edhe është vendimi më i rëndësishëm në ruajtjen mbrojtjen e identitetit kombëtar e kulturorë.

Ftoj qeverinë serbe që të ndjekë shembullin e fundit, shembullin e Malit të Zi. Sepse nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.

Ndalimi i tyre flet për karakterin demokratik të vetë shtetit, një shteti ku nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në shpërputhje edhe me konventat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, të nënshkruara nga vetë ai.

Ndryshe nga shtetet e tjera në rajon, Serbia shtetërore mbetet e kufizuar brenda mendësisë nacionaliste e fashiste. E jo pak shqiptarë të Luginës nuk mund të jetojnë në vendlindje për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar. Shumë të tjerë përballen me procese gjyqësore, ashtu siç është duke u përballur edhe kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar. E gjithë kjo politikë në emër të shtetit ligjor është në fakt politikë e dëbimit dhe mosnjohjes së tjetrit.

Serbia të ndryshojë ligjin, të mos mbetet I vetmi shtet që nuk respekton të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simboleve kombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.