DYLON

Mustafa: Serbia duhet të jap përgjigje për të gjitha krimet

Avatar photo Redaksia

Në Ditën Kombëtare të Pagjeturve, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre.

Në një publikim që ka bërë në rrjetin social facebook, kryeministri Mustafa thotë se ‘Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë’. Ata që bënë krime, sipas Mustafës, duhet të dalin para drejtësisë.

EkoHigjiena

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve”, shkruan Mustafa në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.