DYLON

Mustafa: Së bashku duhet të punojmë shumë për të kthyer shpresën e qytetarëve

Avatar photo Redaksia

Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së , gjatë seancës plenare të kuvendit të Kosovës foli për gjendjen aktuale në Kosovës. Mustafa bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të partive politike, për unitet në luftimin e fenomeneve që po e shkatërrojnë siç tha ai, shtetin e Kosovës.

“Gjendja e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, krijoi një stagnim politik për 6 muaj. Së bashku mund dhe duhet të punojmë shumë për të kthyer shpresën e qytetarëve tanë. Gjendja e rëndë sociale, ka shtyrë shumë familje të migrojnë duke përfshirë edhe ata me përgatitje të lartë profesionale. Largimi i të rinjve, dhe sidomos i intelektuale, është një çështje që duhet ta shqyrtojmë. Një fjalë e urtë thotë pika- pika mbushet pusi”, tha ndër tjerash, Rrustem Mustafa.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.