DYLON

Mustafa: S’do të kërkoj kompensim nga UP-ja

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të kërkojë kompensim nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pas vendimit të Gjykatës Themelore, e cila obligon universitetin që në mënyrë retroaktive t’ua kthejë pagesat e ndaluara profesorëve pas vendimit që kishte marrë ish-rektori, Ramadan Zejnullahu.
“Unë nuk do të përgjigjem për të tjerët por do të përgjigjem për veten. Ka një vit që nuk kam mbajtur mësim në universitet, sepse nuk kam dashur të improvizojë. Për këtë e kam njoftuar dekanatin e fakultetit se nuk jam në gjendje të mbajë mësim. I kam mbajtur vetëm detyrimet e tjera që kanë të bëjnë me temat e masterit, komisionet e doktoratës dhe provimet e studimeve master. Në këtë aspekt, mua as që më takon kompensimi për arsye se nuk kam mbajtur mësim dhe as nuk do të kërkoj kompensim nga universiteti. Unë nuk mendoj të largohem nga universiteti, sepse universiteti është shtëpia ime”, ka thënë Mustafa, pas takimit që pati sot me rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, transmeton “Epoka e re”.
Kryeministri Mustafa ka thënë se do t’i kushtojë rëndësi të veçantë cilësisë së studimeve, meqë sipas tij, është elementi kryesor.

për më tepëer:
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=83888&Ctype=1

EkoHigjiena