DYLON

Mustafa: Roli i femrës i rëndësishëm në kuvendin komunal të Bujanocit

Mustafa: Roli i femrës i rëndësishëm në kuvendin komunal të Bujanocit
Avatar photo Redaksia

Selami Mustafa, sekretar i kuvendit komunal në Bujanoc duke folur për rolin e femrës brenda institucionit thotë se femrat për nga roli dhe rëndësia janë të barabarta gjatë vendimmarrjes, me kolegët e tyre këshilltarë dhe të barabarta në jetën politike.

“Rëndësia si këshilltare në vendimmarrje, apo në trupat punuese të kuvendit është i rëndësishëm, sepse edhe femrat si këshilltare i kanë të gjitha aftësitë dhe përgatitjet profesionale të luajnë rol kyç si në propozimin e ndonjë pike në kuvend, dhe aprovimin e ndonjë vendimit me rëndësi”, është shprehur për Titulli.com, Mustafa.

Sipas tij brenda komisioneve të ndryshme ka të emëruar femra që fuqizon rolin e saj në politikëbërjen e qeverisjes lokale.

EkoHigjiena

“Në trupat e Kuvendit kemi dy kryetare të komisioneve të kuvendit, në komisionin për barazi gjinore dhe këshilli për punë komunale-banesore urbanistike dhe punë të mbrojtjes së mjedisit jetësor, si dhe një numër i madh I këshilltareve, janë anëtare nëpër komisione të ndryshme”, theksoi sekretari Musftafa.

Kuvendi Komunal është organi më i lartë i komunës dhe me ligjin mbi zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë, janë të parapara 1/3 e mandateve për këshilltarët e gjinisë femërore, prej 41 mandateve sa ka kuvendi komunal i Bujanocit , 12 janë femra.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.