DYLON

Mustafa: Qeveria do ta procedojë marrëveshjen me një dekret qeveritar

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Qeveria do ta procedojë marrëveshjen me një dekret qeveritar, të cilin dekret sërish do t’ia adresojë Kushtetueses.

Duke folur në emisionin “Argument Plus”, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh i sigurt se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë do të procedohet për t’u themeluar duke e pasur për bazë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese. Ai tha se nuk sheh arsye për t’u kthyer në Bruksel dhe për ta rinegociuar marrëveshjen për Asociacionin.

EkoHigjiena

Mustafa tha se Qeveria do ta procedojë marrëveshjen me një dekret qeveritar, të cilin dekret sërish do t’ia adresojë Kushtetueses.

“Do të shohim mënyrën se si ta procedojmë, ashtu si parashihet me një dekret qeveritar dhe t’ia dorëzojmë Kushtetueses, dhe të shohim a i përmban elementet që i ka përcaktuar ajo. Dhe nëse Kushtetuesja do thotë se është në rregull, vazhdohet për përcaktimin statutin e Asociacionit”, tha kryeministri.

Mustafa tha se Gjykata ka thënë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit është në bazë të Marrëveshjes së Parë.

“Duhet të fillojmë nga aty, duke e u kujdesur për faktin se autoritet interpretues është Kushtetuesja”, theksoi ai.

“Nuk shoh arsye të kthehemi në Bruksel dhe ta rinegociojmë marrëveshjen e Asocaicionit”, vazhdoi ai.

Mustafa theksoi se Asociacioni nuk është në kundërshtim me Kushtetutën në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

“Mendoj se kjo është vërtetuar nga Kushtetuesja, pasi ajo nuk thotë që e gjithë marrëveshja është në kundërshtim, por pjesë të saj nuk janë në pajtim me frymën kushtetuese. Asociacioni do të funksionoj mbi bazën e Statutit”, tha ai.

Mustafa tha se nëse Kushtetuesja do të konstatojë se dekreti i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën, ai dekret do të modifikohet dhe do të përmirësohet.

Ndërsa, ai tha se opozita nuk ka arsye që të këmbëngul më lidhur me marrëveshjen e Asocaiconit. Sipas tij, Asociacioni është bërë normë juridike dhe ligji thotë se Asociacioni duhet të themelohet.

“Nuk ka arsye që të këmbëngul dikush. Një gjë është e qartë se Asociacioni është bërë normë juridike. Janë përcaktuar kornizat e themelimit të Asociacionit se si do të funksionojë. Nuk ka arsye që të jetë pjesë e kushtëzimit. Mund të thotë dikush që s’mund të themelo het, por ligji e thotë që duhet të themelohet. Tani Ka hapësirë për dialog”, tha ai.

Ai vazhdoi më tej duke thënë: Nëse Kushtetuesja do të thoshte se marrëveshja për Asociacionin është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, marrëveshja do të binte si e tillë menjëherë.”

Sa i përket kërkesave të opozitës për shkarkimin e Komisionit Qeveritar për Shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Mustafa tha se nuk mund të shkarkohet një komision që tashmë e ka përfunduar punën e tij. Ai tha se marrëveshja për demarkacionin edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit u konstatua se është në rregull.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=53256