DYLON

Mustafa: Protesta e motivuar politikisht

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi kanë mbajtur konferencën e parë pas protestës së sotme. Mustafa e ka quajtur këtë protestë të motivuar politikisht. Ai ka thënë se kjo protestë e ka dëmtuar shumë shtetin e ri të Kosovës dhe pronat e qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës, sot gjatë tërë ditës ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e dhunshme në sheshin e Prishtinës të organizuar nga partitë politike opozitare. Qeveria dënon dhunën, gjë që eshalon

EkoHigjiena

“Qeveria shpreh keqardhjen e thellë për të gjithë të lënduarit në protestën e sotme. Ajo dënon nxitjen politike dhe dhunën e ushtruar ndaj institucioneve publike, qytetarëve, pronës private dhe policisë së Kosovës”.

Ne konsiderojmë që për qëllime politike është tepër e dëmshme të krijohen

“Qeveria e Kosovës është sulmuar ashpër. Sheshet e Prishtinës janë dëmtuar në masë të madhe. Janë sulmuar hapësirat publike, dhe pronat publike. Protesta e sotme e motivuar politikisht i ka bërë dëm jashtëzakonisht shtetit”.

“Qeveria bën thirrje për ndërprerje të akteve të dhunës ndaj institucioneve, pronave publike, qytetarëve dhe policëve”.

“Po ashtu, Qeveria e Kosovës vlerëson se protesta nuk duhet të përdoret për të përmbushur ambiciet për qytetet, meqenëse pushteti fitohet vetëm me votën e lire të qytetarëve të Kosovës e jo me dhunë”.

“Qeveria e Kosovës po ashtu, fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe durim”.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka thënë se kjo protestë është e organizuar nga tri parti politike ndërkaq ka lavdëruar policinë për siç ka thënë ai ruajtjen e pronës publike dhe private.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=18675

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.