Mustafa: Problemet zgjidhen në Kuvend, Haradinaj: Rruga e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet
Ka përfunduar tashmë takimi i liderëve politikë me presidenten Atifete Jahjaga, ku edhe një herë diskutuan për të gjetur zgjidhje për dalje nga kriza. Kryeministri Isa Mustafa ka bërë thirrje edhe një herë që të gjitha partitë politike të ulen në Kuvend dhe të bisedojnë në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet.
“Ne sot ju përgjigjem ftesës së presidentes së Kosovës që të bisedojmë lidhur me tejkalimin e gjendjen në të cilën ka ardhur vendi. Unë si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i LDK-së them se kjo situatë duhet të tejkalohet, problemet tona duhet ti zgjidhim në Kuvend me pjesëmarrjen e gjitha subjekteve politike”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq më herët pak para përfundimit të takimit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte lëshuar sallën.
Haradinaj del nga mbledhja, rruga e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet
Menjëherë pas takimit ka folur kreu i AAK’së Ramush Haradinaj. Ai thotë se gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij se si shteti është kapur nga PDK dhe LDK.
“Opozita eshte e bashkuar dhe ka propozuar ne takimi se rruga e vetme për me dalë nga kriza është shpallja e zgjedhjeve te parakohshme”.
Po ashtu Haradinaj tha se ka propozu qe presidenti te zgjidhet prej popullit.
“Shihemi ne protesten e 16 shkurtit”, përfundoi Haradinaj…
– http://botasot.info/kosova/512188/perfundon-takimi-mustafa-problemet-zgjidhen-ne-kuvend-haradinaj-rruga-e-vetme-per-dalje-nga-kriza-jane-zgjedhjet-foto-video/
